Ligj

PËR PAGESAT E VONUARA NË DETYRIMET KONTRAKTORE E TREGTARE

Ligji nr. 48/2014, datë 24 prill 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
48/2014
Data e miratimit
24 prill 2014
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 70, 20 maj 2014
Hyn në fuqi
4 qershor 2014
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 70, datë 2014-05-20

LIGJ

Nr. 48/2014

PËR PAGESAT E VONUARA NË DETYRIMET KONTRAKTORE E TREGTARE1

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Qëllimi i ligjit

Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i rregullave për afatet dhe mënyrën e llogaritjes së kamatave ligjore për

pagesat e vonuara, në rastet e furnizimit me mallra apo shërbime nga ana e ndërmarrjeve tregtare kundrejt

ndërmarrjeve të tjera tregtare dhe autoriteteve publike, në mënyrë që të sigurohet funksionimi i duhur i tregut

të brendshëm, duke nxitur aftësinë konkurruese të ndërmarrjeve tregtare dhe, në veçanti, të ndërmarrjeve të

vogla e të mesme.

Neni 2

Fusha e zbatimit të ligjit

Ky ligj zbatohet për të gjitha pagesat e kryera si kundërpagesë për veprimet juridike tregtare. Nuk i

nënshtrohen rregullimeve të këtij ligji detyrimet apo pagesat:

a) që janë objekt i procedurës së falimentimit të çelur kundër debitorit, përfshirë edhe procedurën me objekt

ristrukturimin e borxhit;

b) që rrjedhin nga kontratat me konsumatorët;

c) që lidhen me interesin apo pagesat e tjera të kryera për titujt;

ç) që lidhen me shpërblimin e dëmit jashtëkontraktor, përfshirë edhe pagesat e dëmeve nga shoqëritë e

sigurimit.

Neni 3

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.