PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9049, DATË 10.4.2003, “PËR DEKLARIMIN DHE KONTROLLIN E PASURIVE, TË DETYRIMEVE FINANCIARE TË TË ZGJEDHURVE DHE TË DISA NËPUNËSVE PUBLIKË”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 45/2014, datë 24 prill 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 45/2014
- Data e miratimit
- 24 prill 2014
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 74, 27 maj 2014
- Hyn në fuqi
- 11 qershor 2014
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 74, datë 2014-05-27
LIGJ
Nr. 45/2014
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9049, DATË 10.4.2003, “PËR DEKLARIMIN
DHE KONTROLLIN E PASURIVE, TË DETYRIMEVE FINANCIARE TË TË ZGJEDHURVE DHE TË
DISA NËPUNËSVE PUBLIKË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003, “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të
zgjedhurve dhe disa nëpunësve publikë”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 3 bëhen ndryshimet si më poshtë:
1. Shkronja “c” ndryshohet si më poshtë:
“c) zyrtarët e nivelit të lartë dhe të mesëm drejtues, sipas legjislacionit në fuqi për nëpunësin civil;
2. Shkronja “f” ndryshohet si më poshtë:
“f) zyrtari i administratës doganore dhe tatimore, që merret me mbledhjen e të ardhurave doganore ose tatimore,
me përjashtim të zyrtarëve të administratës tatimore të qeverisjes vendore;”.
Neni 2
Në nenin 4 bëhen ndryshimet si më poshtë:
1. Shkronja “c” ndryshohet si më poshtë:
“c) sende me vlerë të veçantë mbi 300 000 (treqind mijë) lekë;”.
2. Shkronja “d” ndryshohet si më poshtë:
“d) vlerën e likuiditeteve, gjendje në cash jashtë sistemit bankar, në llogari rrjedhëse në depozitë, në bono thesari
dhe në huadhënie, në lek ose në valutë të huaj;”.
3. Shkronja “h” ndryshohet si më poshtë:
“h)
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.