PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT SAUDIT PËR ZHVILLIM PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT TË NDËRTIMIT TË RRUGËS TIRANË - ELBASAN - QUKËS - QAFË E PLLOÇËS
Ligji nr. 46/2014, datë 24 prill 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 46/2014
- Data e miratimit
- 24 prill 2014
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 70, 20 maj 2014
- Hyn në fuqi
- 4 qershor 2014
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 70, datë 2014-05-20
LIGJ
Nr. 46/2014
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT SAUDIT PËR ZHVILLIM PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT TË NDËRTIMIT TË RRUGËS TIRANË - ELBASAN - QUKËS - QAFË E PLLOÇËS
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja e huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim për financimin e projektit të ndërtimit të rrugës Tiranë - Elbasan - Qukës - Qafë e Plloçës, nëpërmjet një huaje prej 93 750 000 (nëntëdhjetë e tre milionë e shtatëqind e pesëdhjetë mijë) saudi riyals (ekuivalent me 25 000 000 US$).
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 24.4.2014
Shpallur me dekretin nr. 8567, datë 16.5.2014 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani
MARRËVESHJE HUAJE
PROJEKTI I NDËRTIMIT TË RRUGËS TIRANË – ELBASAN – QUKËS - QAFË PLLOÇË NDËRMJET
FONDIT SAUDIT PËR ZHVILLIM DHE REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Marrëveshje e datës 18 Rabi II 1434 A.H., që përputhet me 18 shkurt 2014 A.D, ndërmjet:
1. Fondit Saudit për Zhvillim, Riad, Mbretëria e Arabisë Saudite (më poshtë quhet “Fondi”), përfaqësuar nga SHT. Ing. Mohammed Suliman Alarifi, zëvendëskryetar dhe këshilltar i Drejtorit Menaxhues për Projektet;
dhe
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.