PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8438, DATË 28.12.1998, “PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 42/2014, datë 24 prill 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 42/2014
- Data e miratimit
- 24 prill 2014
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 70, 20 maj 2014
- Hyn në fuqi
- 4 qershor 2014
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 70, datë 2014-05-20
LIGJ
Nr. 42/2014
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8438, DATË 28.12.1998, “PËR TATIMIN MBI
TË ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 2, pas pikës 3 shtohet pika 4 me këtë përmbajtje:
“4. Për qëllime të neneve 36-36/7 të këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
a) Dy persona konsiderohen të jenë palë të lidhura, kur:
i) një person merr pjesë direkt apo indirekt në menaxhimin, kontrollin apo kapitalin e personit tjetër; ose
ii) i njëjti/të njëjtët person/persona marrin pjesë direkt apo indirekt në menaxhimin, kontrollin apo kapitalin e të dy
personave.
b) Një person merr pjesë direkt ose indirekt në menaxhimin, kontrollin apo kapitalin e një personi tjetër, kur:
i) ai person zotëron, direkt ose indirekt, 50 për qind ose më shumë të kapitalit aksionar të personit tjetër; ose
ii) efektivisht kontrollon vendimet e biznesit të këtij personi tjetër.
c) “Palë të pavarura” janë palët që nuk janë palë të lidhura.
ç) “Transaksion i kontrolluar” është:
i) çdo transaksion midis palëve të lidhura, kur:
- njëra nga palët në transaksion është rezidente dhe tjetra jorezidente;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.