Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9367, DATË 7.4.2005, “PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESAVE NË USHTRIMIN E FUNKSIONEVE PUBLIKE”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 44/2014, datë 24 prill 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
44/2014
Data e miratimit
24 prill 2014
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 70, 20 maj 2014
Hyn në fuqi
4 qershor 2014
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 70, datë 2014-05-20

LIGJ

Nr. 44/2014

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9367, DATË 7.4.2005, “PËR

PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESAVE NË USHTRIMIN E FUNKSIONEVE

PUBLIKE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9367, datë 7.4.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”,

të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 21, pika 1, ndryshohet si më poshtë:

“1. Asnjë individ, kur ky njësohet me një zyrtar në njërin nga funksionet e përcaktuara në kreun III, seksioni 2 të

këtij ligji, gjyqtarët e prokurorët në nivelin e gjykatës së shkallës së parë e në atë të apelit, dhe asnjë shoqëri tregtare,

ortakëri a shoqëri e thjeshtë, ku ky zyrtar zotëron, në mënyrë aktive apo pasive, aksione a pjesë në kapital, në

çfarëdo sasie, nuk mund të lidhë kontratë ose nënkontratë me asnjë institucion publik.

Për zyrtarët e nivelit të mesëm drejtues, të parashikuar në nenin 31, dhe për zyrtarët e parashikuar në nenin 32 të

kreut III, seksioni 2, të këtij ligji, ndalimi sipas paragrafit të parë të kësaj pike, për shkak të interesave privatë të

zyrtarit, të përcaktuar në këtë pikë, zbatohet vetëm në lidhjen e kontratave në fushën e territorit dhe të juridiksionit të

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.