Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9355, DATË 10.3.2005, “PËR NDIHMËN DHE SHËRBIMET SHOQËRORE”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 47/2014, datë 24 prill 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
47/2014
Data e miratimit
24 prill 2014
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 72, 23 maj 2014
Hyn në fuqi
7 qershor 2014
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 72, datë 2014-05-23

LIGJ

Nr. 47/2014

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9355, DATË 10.3.2005, “PËR NDIHMËN

DHE SHËRBIMET SHOQËRORE”,

TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa

dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 1, pika 1, pas fjalëve “ruajtjen e integritetit” shtohen fjalët “e përfshirjen shoqërore për”.

Neni 2

Në nenin 4, pika 13 ndryshohet si më poshtë:

“13. “Të ardhura të familjes” janë të ardhurat e të gjithë anë tarëve të familjes nga çdo lloj burimi, përfshirë

dhe ata anëtarë që jetojnë dhe punojnë jashtë shtetit. Nuk përfshihen në të ardhurat e familjes pagesat që marrin

anëtarët e familjes me aftësi të kufizuar, në kuptim të këtij ligji.”.

Neni 3

Në nenin 5, pika 5 ndryshohet si më poshtë:

“5. Viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare, për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes ose

të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, që nuk trajtohen në institucionet e përkujdesjes shoqërore.

Viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare, për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes ose të

urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, përfitojnë sipas përcaktimeve të nenit 23, pika 3, të këtij ligji.”.

Neni 4

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.