PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 9920, DATË 19.5.2008, “PËR PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 43/2014, datë 24 prill 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 43/2014
- Data e miratimit
- 24 prill 2014
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 70, 20 maj 2014
- Hyn në fuqi
- 4 qershor 2014
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 70, datë 2014-05-20
LIGJ
Nr. 43/2014
PËR NJË SHTESË NË LIG JIN NR. 9920, DATË 19.5.2008, “PËR PROCEDU RAT TATIMORE
NË REPUBLIKËN E SHQIPË RISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhet
shtesa e mëposhtme:
Neni 1
Pas nenit 115 shtohet neni 115/1 me këtë përmbajtje:
“Neni 115/1
Dënime lidhur me transferimin e çmimit
1. Në rast të mosparaqitjes në kohë të “Njoftimit të transaksioneve vjetore të kontrolluara”, në përputhje me
dispozitat përkatëse të udhëzimit të Ministrit të Financave, “Për transferimin e çmimit”, tatimpaguesi dënohet me një
gjobë fikse prej 10 000 (dhjetë mijë) lekësh, për çdo muaj vonesë.
2. Në rast rregullimesh të detyrimeve tatimore, për efekt të transferimit të çmimit në bazë të dispozitave të nenit 36
të ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, tatimpaguesit dënohen sipas nenit
114, “Mospagimi në afat i detyrimit tatimor apo kontributit”, të ligjit nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat
tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
3. Në rast rregullimesh të detyrimeve tatimore, për efekt të transferimit të çmimit, në bazë të dispozitave të nenit 36
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.