Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9741, DATË 21.5.2007, “PËR ARSIMIN E LARTË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 51/2014, datë 15 maj 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
51/2014
Data e miratimit
15 maj 2014
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 89, 16 qershor 2014
Hyn në fuqi
1 korrik 2014
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 89, datë 2014-06-16

LIGJ

Nr. 51/2014

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9741, DATË 21.5.2007, “PËR ARSIMIN E

LARTË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto

ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Kudo në ligj emërtimet “Ministria e Arsimit dhe Shkencës” dhe “Ministri i Arsimit dhe Shkencës” zëvendësohen

përkatësisht me emërtimet “ministria përgjegjëse për çështjet e arsimit” dhe “ministri përgjegjës për çështjet e arsimit”.

Neni 2

Në nenin 12 bëhen këto ndryshime:

1. Pikat 5 dhe 6 ndryshohen si më poshtë:

“5. Në institucionet e arsimit të lartë publik, që kanë qendra spitalore universitare, departamentet përbëhen edhe nga

shërbimet, të cilat formohen në bazë të specialitetit. Shërbimi realizon funksione diagnostikuese e trajtuese themelore,

në nivel të lartë shkencor, si pjesë e spitalit universitar, si dhe funksione mësimore e kërkimore, si pjesë e institucionit të

arsimit të lartë. Mënyra e organizimit dhe funksionimit të shërbimeve përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave,

me propozimin e ministrit përgjegjës për çështjet e arsimit dhe të Ministrit të Shëndetësisë.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.