Ligj

PËR SIGURIMIN E DEPOZITAVE

Ligji nr. 53/2014, datë 22 maj 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 22 dhjetor 2016.

Numri
53/2014
Data e miratimit
22 maj 2014
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 94, 20 qershor 2014
Hyn në fuqi
5 korrik 2014
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 94, datë 2014-06-20

Fletore Zyrtare nr.94, datë 20 qershor 2014

3761

LIGJ

Nr. 53/2014

PËR SIGURIMIN E DEPOZITAVE1

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të

Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti i ligjit

1. Ky ligj rregullon funksionimin e skemës së sigurimit

të depozitave në bankat, degët e bankave të huaja dhe

shoqëritë e kursim-kreditit të licencuara në Republikën e

Shqipërisë.

2. Objektivi i skemës së sigurimit të depozitave është

kompensimi i depozitave të depozituesve.

3. Në mbështetje të objektivit kryesor, dy objektivat

dytësorë të skemës janë: të mbrojë interesat e depozituesve

dhe të kontribuojë në stabilitetin e sistemit bankar e

financiar.

Neni 2

Fusha e veprimit

1. Ky ligj zbatohet për të gjitha bankat, degët e bankave

të huaja dhe shoqëritë e kursim-kreditit që pranojnë depozita

në Republikën e Shqipërisë, të cilat duhet të jenë anëtare të

skemës së sigurimit të depozitave.

2. Përfshirja e subjekteve të një natyre tjetër juridike në

skemën e sigurimit të depozitave bëhet me ligj të veçantë,

sipas propozimit të Agjencisë, dhe vetëm për qëllime të

ruajtjes të stabilitetit financiar në Republikën e Shqipërisë,

duke administruar rrezikun moral dhe shtesën e fondeve të

Agjencisë.

Neni 3

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 14 prill 2016 · 39/2016 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 53/2014, “PËR SIGURIMIN E DEPOZITAVE”
  2. 22 dhjetor 2016 · 132/2016 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 53/2014, “PËR SIGURIMIN E DEPOZITAVE”, TË Ndryshuar

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.