Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për hekurudhat shqiptare – rehabilitimi i hekurudhës Tiranë – Durrës dhe ndërtimi i lidhjes hekurudhore me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës: zgjerimi i projektit
Ligji nr. 71/2026, datë 16 korrik 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 71/2026
- Data e miratimit
- 16 korrik 2026
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 167, 31 korrik 2026
- Hyn në fuqi
- 15 gusht 2026
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 167, datë 2026-07-31
LIGJ
Nr. 71/2026
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS
SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EVROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM PËR HEKURUDHAT SHQIPTARE – REHABILITIMI I HEKURUDHËS
TIRANË–DURRËS DHE NDËRTIMI I LIDHJES HEKURUDHORE
ME AEROPORTIN NDËRKOMBËTAR TË TIRANËS: ZGJERIMI I PROJEKTIT
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet Marrëveshja e Huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për hekurudhat shqiptare – rehabilitimi i hekurudhës Tiranë–Durrës dhe ndërtimi i lidhjes hekurudhore me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës: Zgjerimi i projektit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 16.7.2026.
Shpallur me dekretin nr. 439, datë 29.7.2026, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
(Numri i veprimit 48466)
(ID-ja e objektit 92498)
MARRËVESHJE HUAJE
(Hekurudhat shqiptare – rehabilitimi i linjës hekurudhore Tiranë–Durrës
dhe ndërtimi i lidhjes hekurudhore me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës:
Zgjerimi i projektit)
NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EVROPIANE
PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM
Datë 22 prill 2026
TABELA E PËRMBAJTJES
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.