PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9947, DATË 7.7.2008, “PËR PRONËSINË INDUSTRIALE”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 55/2014, datë 29 maj 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 55/2014
- Data e miratimit
- 29 maj 2014
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 96, 24 qershor 2014
- Hyn në fuqi
- 9 korrik 2014
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 96, datë 2014-06-24
LIGJ
Nr. 55/2014
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9947, DATË 7.7.2008, “PËR PRONËSINË INDUSTRIALE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9947, datë 7.7.2008, “Për pronësinë industriale”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në nenin 1, pika 2 ndryshohet si më poshtë:
“2. Shpikjet mbrohen nëpërmjet patentave dhe modeleve të përdorimit, të cilat lëshohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave (në vijim DPPM). Disenjot industriale, markat tregtare e të shërbimit dhe treguesit gjeografikë mbrohen nëpërmjet regjistrimit në DPPM. Një disenjo e mbrojtur nga të drejtat e disenjos së regjistruar, në përputhje me këtë ligj, përfiton edhe nga mbrojtja e së drejtës së autorit nga data e krijimit të disenjos ose fiksimit të saj në çfarëdolloj forme, sipas kritereve të përcaktuara në legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të drejtave të autorit.”.
Neni 2
Në nenin 4 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Në pikën 3, fjalët “ekspozitë ndërkombëtare” zëvendësohen me fjalët “ekspozitë ndërkombëtare zyrtare apo e njohur zyrtarisht”.
2. Në pikën 5, fjalët “klasifikim ndërkombëtar” zëvendësohen me fjalët “klasifikimi i Nicës”.
3. Pas pikës 5 shtohen pikat 5/a dhe 5/b me këtë përmbajtje:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.