Ligj

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDRYSHUESE TË MARRËVESHJES SË HUAS DHE PROJEKTIT NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, E OPERATORIT TË SISTEMIT TË TRANSMETIMIT, SHA, SI AGJENCIA E ZBATIMIT TË PROJEKTIT, DHE KFW FRANKFURT AM MAIN PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “LINJA UNAZORE 110 KV E SHQIPËRISË SË JUGUT”, NËPËRMJET NJË HUAJE 37 750 000 EURO

Ligji nr. 56/2014, datë 29 maj 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
56/2014
Data e miratimit
29 maj 2014
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 91, 17 qershor 2014
Hyn në fuqi
2 korrik 2014
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 91, datë 2014-06-17

LIGJ

Nr. 56/2014

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDRYSHUESE TË MARRËVESHJES SË HUAS DHE PROJEKTIT NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, E OPERATORIT TË SISTEMIT TË TRANSMETIMIT, SHA, SI AGJENCIA E ZBATIMIT TË PROJEKTIT, DHE KFW FRANKFURT AM MAIN PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “LINJA UNAZORE 110 KV E SHQIPËRISË SË JUGUT”, NËPËRMJET NJË HUAJE 37 750 000 EURO

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja ndryshuese e marrëveshjes së huas dhe projektit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, e Operatorit të Sistemit të Transmetimit, sh.a., si agjencia e zbatimit të projektit, dhe KfW Frankfurt am Main për financimin e projektit “Linja unazore 110 KV e Shqipërisë së Jugut”, nëpërmjet një huaje në vlerën 37 750 000 euro.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 29.5.2014

Shpallur me dekretin nr. 8591, datë 13.6.2014 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

KfW Bankegruppe, Postfach 111141, 60046 Frankfurt am Maim

Faks: (+355) 4 2225581

Operatori i Sistemit të Transmetimit sh.a. (OST)

Buleverdi “Gjergj Fishta”, nr. 10

Tiranë, Shqipëri

Në vëmendje të:

Faks: (+355) 4 222 8494

Republika e Shqipërisë

Ministria e Financave

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.