Ligj

PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT EKONOMIK KOMBËTAR

Ligji nr. 57/2014, datë 5 qershor 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
57/2014
Data e miratimit
5 qershor 2014
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 101, 2 korrik 2014
Hyn në fuqi
17 korrik 2014
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 101, datë 2014-07-02

LIGJ

Nr. 57/2014

PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT EKONOMIK KOMBËTAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Qëllimi

Ky ligj ka për qëllim:

1. Krijimin e Këshillit Ekonomik Kombëtar (KEK), për garantimin e bashkëpunimit institucional dhe të

partneritetit publik -privat për zhvillimin e politikave ekonomike, për garantimin e dialogut dhe këshillimit

ndërmjet organeve të administratës shtetërore dhe sektorit privat, si dhe rritjen e transparencës në

vendimmarrjen publike dhe përfaqësimin e sektorit privat në këtë proces.

2. Përcaktimin e parimeve dhe procedurave, në bazë të të cilave bazohet dhe zhvillohet procesi i dialogut

dhe i këshillimit në KEK.

Neni 2

Objekti i ligjit

1. Objekti i këtij ligji janë nismat dhe praktikat e organeve të administratës shtetërore për ndryshimin e ligjeve

apo akteve nënligjore, si dhe projektet për ndryshimin e politikave, të cilat kanë ndikim në fushat e ekonomisë,

konkretisht:

a) strategjitë dhe programet qeveritare të zhvillimit të ekonomisë;

b) përgatitja e Buxhetit të Shtetit dhe paketave fiskale;

c) politikat e privatizimit dhe prokurimeve publike;

ç) politikat e nxitjes së investimeve;

d) politikat e zhvillimit të tregtisë dhe të biznesit;

dh) politikat e konkurrencës, mbikëqyrjes së tregut dhe mbrojtjes së konsumatorëve;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.