Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9584, DATË 17.7.2006,“PËR PAGAT, SHPËRBLIMET DHE STRUKTURAT E INSTITUCIONEVE TË PAVARURA KUSHTETUESE DHE TË INSTITUCIONEVE TË TJERA TË PAVARURA, TË KRIJUARA ME LIGJ”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 58/2014, datë 12 qershor 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
58/2014
Data e miratimit
12 qershor 2014
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 101, 2 korrik 2014
Hyn në fuqi
17 korrik 2014
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 101, datë 2014-07-02

LIGJ

Nr. 58/2014

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9584, DATË 17.7.2006,“PËR PAGAT, SHPËRBLIMET

DHE STRUKTURAT E INSTITUCIONEVE TË PAVARURA KUSHTETUESE DHE TË

INSTITUCIONEVE TË TJERA TË PAVARURA, TË KRIJUARA ME LIGJ”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9584, datë 17.7.2006, “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura

kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krij uara me ligj”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet e

mëposhtme:

Neni 1

Në nenin 2, pika 1, emërtimi “Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare” shfuqizohet.

Neni 2

Në lidhjen nr. 1, që përmendet në nenin 4, bëhen këto ndryshime:

a) Në klasifikimin “D”, pika 2 shfuqizohet.

b) Në klasifikimin “E”, pika 3 shfuqizohet.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 12.6.2014

Shpallur me dekretin nr. 8615, datë 30.6.2014 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.