Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8488, DATË 13.5.1999, “PËR MBROJTJEN E TOPOGRAFISË SË QARQEVE TË INTEGRUARA”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 66/2014, datë 26 qershor 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
66/2014
Data e miratimit
26 qershor 2014
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 114, 24 korrik 2014
Hyn në fuqi
8 gusht 2014
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 114, datë 2014-07-24

LIGJ

Nr. 66/2014

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8488, DATË 13.5.1999, “PËR MBROJTJEN E TOPOGRAFISË SË QARQEVE

TË INTEGRUARA”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 8488, datë 13.5.1999, “Për mbrojtjen e topografisë së qarqeve të integruara”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në titullin e ligjit dhe në nenet 1, 2, 9, 10, 12 dhe 16, fjalët “qarkut të integruar” zëvendësohen me fjalët “produkt gjysmëpërçues”.

Neni 2

Në nenin 2 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

1. Shkronjat “a” dhe “b” ndryshohen si më poshtë:

“a) “një produkt gjysmëpërçues” është forma përfundimtare ose e ndërmjetme e një produkti, i cili plotëson të gjitha kushtet e mëposhtme:

i) përbëhet nga një masë materiali, e cila përfshin një shtresë materiali gjysmëpërçues;

ii) ka një ose më shumë shtresa të tjera që përbëhen nga material përcjellës, izolues apo gjysmëpërçues, të cilat vendosen sipas një modeli të paracaktuar tredimensional;

iii) ka për qëllim të kryejë, vetëm ose së bashku me funksionet e tjera, një funksion elektronik;

b) “topografia e një produkti gjysmëpërçues” është një seri imazhesh të lidhura, pavarësisht nga mënyra e fiksimit apo kodimit të tyre:

i) të cilat përfaqësojnë modelin tredimensional të shtresave, nga të cilat përbëhet një produkt gjysmëpërçues;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.