Ligj

PËR PUSHTETET DHE AUTORITETET E DREJTIMIT E TË KOMANDIMIT TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Ligji nr. 64/2014, datë 26 qershor 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
64/2014
Data e miratimit
26 qershor 2014
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 116, 30 korrik 2014
Hyn në fuqi
14 gusht 2014
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 116, datë 2014-07-30

LIGJ

Nr. 64/2014

PËR PUSHTETET DHE AUTORITETET E DREJTIMIT E TË KOMANDIMIT TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 169, pika 4, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

Objekt i këtij ligji është përcaktimi i pushteteve dhe autoriteteve të drejtimit e të komandimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Neni 2

Qëllimi

Ky ligj ka për qëllim:

a) përcaktimin e pushteteve e të kufizimeve të tyre, të autoriteteve, përgjegjësive, roleve dhe funksioneve të institucioneve dhe organeve të përfshira në sigurimin e mbrojtjes kombëtare të Republikës së Shqipërisë;

b) zbatimin e parimit demokratik të kontrollit dhe drejtimit civil mbi Forcat e Armatosura;

c) përcaktimin e përgjegjësisë strategjike dhe operacionale për drejtimin e komandimin e Forcave të Armatosura në kohë paqeje ose në rastet kur vendosen masa të jashtëzakonshme;

ç) paraqitjen e qartë të zinxhirit të drejtimit dhe të komandimit të Forcave të Armatosura në kohë paqeje ose në rastet kur vendosen masa të jashtëzakonshme.

Neni 3

Fusha e zbatimit

Ky ligj zbatohet për fushën e veprimtarisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Neni 4

Subjektet

Subjekte të këtij ligji janë pushtetet dhe autoritetet e përmendura në nenin 7 të këtij ligji.

Neni 5

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.