PËR AGJENCINË E INTELIGJENCËS DHE SIGURISË SË MBROJTJES
Ligji nr. 65/2014, datë 26 qershor 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 27 qershor 2024.
- Numri
- 65/2014
- Data e miratimit
- 26 qershor 2014
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 114, 24 korrik 2014
- Hyn në fuqi
- 8 gusht 2014
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 114, datë 2014-07-24
LIGJ
Nr. 65/2014
PËR AGJENCINË E INTELIGJENCËS DHE SIGURISË SË MBROJTJES
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJTHSHME
Neni 1
Objekti
Ky ligj përcakton misionin, orga nizimin, funksionimin, detyrat dhe fushën e veprimtarisë së Agjencisë së
Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, si dhe rregullon pozitën juridike e administrative, karrierën, detyrat, të
drejtat dhe përgjegjësitë e punonjësit të kësaj agjencie.
Neni 2
Misioni
Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes mbështet autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të
Armatosura dhe Forcat e Armatosu ra me inteligjencë në fushën e zbulimit, kundërzbulimit dhe sigurisë, në
përmbushje të misionit të tyre kushtetues.
Neni 3
Fusha e zbatimit
1. Ky ligj zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe jashtë tij, ku kryejnë mision Forcat e
Armatosura të Republikës së Shqipërisë në zonat e interesit ose zonat e përgjegjësisë nga Agjencia e Inteligjencës
dhe Sigurisë së Mbrojtjes.
2. Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes ushtron kompetencat e saj mbi veprimtari që lidhen
me kërcënime ose rreziqe që synojnë të cenojnë ose cenojnë Forc at e Armatosura në realizimin e misionit të
tyre kushtetues.
Neni 4
Përkufizime
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 27 qershor 2024 · 63/2024 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 65/2014, "Për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes"
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.