PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8872, DATË 29.3.2002,“PËR ARSIMIN DHE FORMIMIN PROFESIONAL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 63/2014, datë 26 qershor 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 63/2014
- Data e miratimit
- 26 qershor 2014
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 114, 24 korrik 2014
- Hyn në fuqi
- 8 gusht 2014
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 114, datë 2014-07-24
LIGJ
Nr. 63/2014
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8872, DATË 29.3.2002,“PËR ARSIMIN DHE FORMIMIN
PROFESIONAL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 8872, datë 29.3.2002, “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”, të
ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Në nenin 7/1 bëhen ndryshimet e mëposhtme:
1. Në pikën 2, shkronja “b”ndryshohet si më poshtë:
“ b ) një përfaqësues i njësisë arsimore vendore (drejtorisë ars imore rajonale/zyrës arsimore), që mbulon
institucionin arsimor publik, ofrues të AFP-së, (shkollat publike profesionale);”.
2. Pika 4 ndryshohet si më poshtë:
“4. Të drejtat dhe detyrat e tjera të bordit të shkollave prof esionale, mandati, mënyra e zgjedhjes së
anëtarëve, si dhe funksionimi i tij përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për çështjet
sociale dhe të ministrit përgjegjës për çështjet e arsimit.
Të drejtat dhe detyrat e tjera të bordit të qendrave të formimit profesional, mandati, mënyra e zgjedhjes së
anëtarëve, si dhe funksionimi i tij përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për çështjet sociale.”.
Neni 2
Neni 8 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 8
Licencimi i institucioneve jopublike të arsimit dhe formimit profesional
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.