PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10 186, DATË 5.11.2009, “PËR RREGULLIMIN E PRONËSISË MBI TRUALLIN SHTETËROR NË ZONAT ME PËRPARËSI TURIZMIN”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 67/2014, datë 3 korrik 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 67/2014
- Data e miratimit
- 3 korrik 2014
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 115, 25 korrik 2014
- Hyn në fuqi
- 9 gusht 2014
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 115, datë 2014-07-25
LIGJ
Nr. 67/2014
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10 186, DATË 5.11.2009, “PËR
RREGULLIMIN E PRONËSISË MBI TRUALLIN SHTETËROR NË ZONAT ME PËRPARËSI
TURIZMIN”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 10 186, datë 5.11.2009, “Për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat me përparësi
turizmin”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në nenin 2, pika 1, bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
1. Shkronjat “c”, “d” dhe “ë” ndryshohen si më poshtë:
“c) “Person i stimuluar” është personi fizik apo juridik, i cil i ka përfituar titullin e personit të stimuluar, në
përputhje me ligjin nr. 7665, datë 21.1.1993, “Për zhvillimin e zonave që kanë përparësi turizmin”, të shfuqizuar.
d) “Njësi e ndërtuar” është objek ti ose tërësia e objekteve apo e apartamenteve, të ndërtuara brenda kufirit
të zonës, për të cilën personi ka fituar titullin person i stimuluar.
ë) “Truall” është e gjithë sipërfa qja e tokës brenda zonës së stimuluar, sipas kufirit të lejes së miratuar të
sheshit të ndërtimit.”.
2. Shkronja “f” shfuqizohet.
3. Pas shkronjës “g” shtohen shkronjat “gj”, “h”, “i” dhe “j” me këtë përmbajtje:
“gj) “Truall i lirë” është sipërfaqja e tokës, brenda zonës së simuluar, e përcaktuar nga plani i rilevimit,
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.