PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9587, DATË 20.7.2006, “PËR MBROJTJEN E BIODIVERSITETIT”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 68/2014, datë 3 korrik 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 68/2014
- Data e miratimit
- 3 korrik 2014
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 115, 25 korrik 2014
- Hyn në fuqi
- 9 gusht 2014
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 115, datë 2014-07-25
LIGJ
Nr. 68/2014
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9587, DATË 20.7.2006, “PËR MBROJTJEN E BIODIVERSITETIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9587, datë 20.7.2006, “Për mbrojtjen e biodiversitetit”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 1, pas pikës 2 shtohen pikat 3, 4 dhe 5 me këtë përmbajtje:
“3. Të sigurojë ngritjen e rrjetit për ruajtjen e habitateve natyrore dhe florës e faunës së egër në territorin e Republikës së Shqipërisë.
4. Të përcaktojë masa për të mbajtur ose rivendosur në një status të favorshëm ruajtjeje habitatet natyrore dhe llojet e faunës së egër të Shqipërisë dhe me interes për Komunitetin Europian.
5. Të sigurojë që masat e ndërmarra, në zbatim të këtij ligji, të marrin në konsideratë kërkesat ekonomike, sociale dhe kulturore, si dhe karakteristikat rajonale.”.
Neni 2
Në nenin 2 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Pikat 12, 35 dhe 36 ndryshohen si më poshtë:
“12. Leje mjedisi” janë përkatësisht lejet e mjedisit të tipit A, B ose C, sipas kuptimit të dhënë në ligjin nr. 10 448, datë 14.7.2011, “Për lejet e mjedisit”, të ndryshuar.
35. “Ministria” është ministria përgjegjëse për mjedisin.
36. “Ministër” është ministri përgjegjës për mjedisin.”.
2. Pika 37 shfuqizohet.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.