Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9126, DATË 29.7.2003, “PËR PËRDORIMIN CIVIL TË LËNDËVE PLASËSE DHE LËNDËVE PIROTEKNIKE DHE FISHEKZJARRË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 73/2014, datë 10 korrik 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
73/2014
Data e miratimit
10 korrik 2014
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 124, 8 gusht 2014
Hyn në fuqi
23 gusht 2014
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 124, datë 2014-08-08

LIGJ

Nr. 73/2014

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9126, DATË 29.7.2003, “PËR PËRDORIMIN CIVIL TË LËNDËVE PLASËSE DHE LËNDËVE PIROTEKNIKE DHE FISHEKZJARRË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9126, datë 29.7.2003, “Për përdorimin civil të lëndëve plasëse dhe lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

1. Kudo në ligj, emërtimet “Ministria e Rendit Publik” ose “Ministria e Brendshme” zëvendësohen me emërtimin “ministria përgjegjëse për rendin dhe sigurinë publike”.

2. Kudo në ligj, emërtimi “Ministria e Industrisë dhe e Energjetikës” zëvendësohet me emërtimin “ministria përgjegjëse për energjinë dhe industrinë”.

Neni 2

Në nenin 3, pas pikës 11 shtohet pika 12 me këtë përmbajtje:

“12. “Vërtetim besueshmërie” është akti administrativ i organit përgjegjës të ministrisë përgjegjëse për rendin dhe sigurinë publike, ku dokumentohet procesi i verifikimit të të dhënave të individit në raport me ato të regjistrave fizikë dhe elektronikë të të gjitha institucioneve shtetërore.”.

Neni 3

Në nenin 7 bëhen këto ndryshime:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.