PËR SHËRBIMIN PRIVAT TË SIGURISË FIZIKE
Ligji nr. 75/2014, datë 10 korrik 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 2 nëntor 2023.
- Numri
- 75/2014
- Data e miratimit
- 10 korrik 2014
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 124, 8 gusht 2014
- Hyn në fuqi
- 23 gusht 2014
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 124, datë 2014-08-08
LIGJ
Nr. 75/2014
PËR SHËRBIMIN PRIVAT TË SIGURISË FIZIKE
Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj ka si qëllim rregullimin e veprimtarisë së shërbimit privat të sigurisë fizike në Republikën e
Shqipërisë.
Neni 2
Objekti i ligjit
Objekt i këtij ligji janë:
a) sigurimi fizik i objekteve shtetërore dhe private, i persona ve, si dhe i veprimtarive social-kulturore
sportive, fetare e politike;
b) sigurimi dhe shoqërimi i vlerave monetare, materiale dhe i sendeve të çmuara gjatë transportit.
Neni 3
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Besueshmëria” është procesi i verifikimit të të dhënave të individit në raport me ato të regjistrave fizikë dhe
elektronikë të të gjitha institucioneve shtetërore.
2. “Certifikatë” është dokumenti, që i jepet titullarit të subjektit, drejtuesit teknik dhe punonjësit të shërbimit, i
cili vërteton aftësinë e tyre për ushtrimin e detyrave përkatëse.
3. “DPPSH” është Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.
4. “DPQ” është Drejtoria e Policisë së Qarkut.
5. “Drejtues teknik” është menaxheri më i lartë teknik për organizimin, drejtimin dhe kontrollin e këtij shërbimi.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 2 nëntor 2023 · 90/2023 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 75/2014 “Për shërbimin privat të sigurisë fizike”
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.