Ligj

PËR ARMËT

Ligji nr. 74/2014, datë 10 korrik 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
74/2014
Data e miratimit
10 korrik 2014
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 126, 11 gusht 2014
Hyn në fuqi
26 gusht 2014
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 126, datë 2014-08-11

LIGJ

Nr. 74/2014

PËR ARMËT

Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti dhe fusha e veprimit

Ky ligj rregullon:

a) kushtet dhe kriteret për mbajtjen, ruajtjen, tregtimin, importimin, eksportimin, gjurmimin e transportimin, brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, të armëve të kategorive “B”, “C” e “D”, sipas këtij ligji;

b) marrëdhëniet ndërmjet shtetit dhe subjekteve për pajisjen me armë e municione, kur një e drejtë e tillë ka lindur për shkak të pronësisë apo të detyrës;

c) marrëdhëniet për lëshimin e licencave dhe autorizimeve nga Policia e Shtetit për çdo subjekt të interesuar për veprimtaritë e lejuara me armë, sipas kategorive të përcaktuara në këtë ligj;

ç) veprimtarinë e prodhimit, çaktivizimit dhe riparimit të armëve.

Neni 2

Kufizime të fushës së veprimit

1. Dispozitat e këtij ligji nuk zbatohen për blerjen dhe posedimin e armatimit, pajisjet dhe municionet dedikuar për nevoja të strukturave të ministrisë përgjegjëse për rendin dhe sigurinë publike, Ministrisë së Drejtësisë dhe Shërbimit Informativ të Shtetit ose koleksionistëve apo organizmave me karakter kulturor dhe historik në fushën e armëve, sipas përkufizimeve të këtij ligji.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.