PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8450, DATË 24.2.1999, “PËR PËRPUNIMIN, TRANSPORTIMIN DHE TREGTIMIN E NAFTËS, GAZIT DHE NËNPRODUKTEVE TË TYRE”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 71/2014, datë 10 korrik 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 71/2014
- Data e miratimit
- 10 korrik 2014
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 124, 8 gusht 2014
- Hyn në fuqi
- 23 gusht 2014
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 124, datë 2014-08-08
LIGJ
Nr. 71/2014
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8450, DATË 24.2.1999, “PËR PËRPUNIMIN, TRANSPORTIMIN DHE TREGTIMIN E NAFTËS, GAZIT DHE NËNPRODUKTEVE TË TYRE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 8450, datë 24.2.1999, “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Pas nenit 1 shtohet neni 1/1 me këtë përmbajtje:
“Neni 1/1
Përkufizime
Në këtë ligj dhe në aktet nënligjore në zbatim të tij termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Naftë bruto (naftë)” ka të njëjtin kuptim, sipas përkufizimit të dhënë në ligjin nr. 7746, datë 28.7.1993, “Për hidrokarburet (kërkimi dhe prodhimi)”, të ndryshuar.
2. “Nënproduktet e naftës” janë produktet e gatshme apo gjysmë të gatshme, të përftuara nga përpunimi i naftës bruto.
3. “GLN” është gazi i lëngshëm i naftës, si nënprodukt i naftës.
4. “Përpunim” është procesi i distilimit dhe rafinimit që përdor si lëndë të parë naftën bruto ose nënproduktet e saj, për përftimin e produkteve përfundimtare.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.