Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për marrëveshjen e huas ndërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Group, sh.a., (OSHEE) dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e qëndrueshmërisë së OSHEE-së

Ligji nr. 33/2025, datë 5 qershor 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
33/2025
Data e miratimit
5 qershor 2025
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 112, 27 qershor 2025
Hyn në fuqi
12 korrik 2025
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 112, datë 2025-06-27

LIGJ

Nr. 33/2025

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË GARANCISË NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EVROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (BERZH) PËR MARRËVESHJEN E HUAS NDËRMJET OPERATORIT

TË SHPËRNDARJES SË ENERGJISË ELEKTRIKE GROUP SHA (OSHEE) DHE BANKËS EVROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM PËR PROJEKTIN

E QËNDRUESHMËRISË SË OSHEE-së

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja e garancisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për marrëveshjen e huas ndërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Group sh.a., dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e qëndrueshmërisë së OSHEE-së sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 5.6.2025.

Shpallur me dekretin nr. 202, datë 24.6.2025, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Draft konfidencial | Ref: c al esp 8002

Objekt ndryshimi | Data e draftit: 031024

(Numri i Veprimit 55236)

MARRËVESHJE GARANCIE

(Projekti i Qëndrueshmërisë së OSHEE-së)

NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE

BANKËS EVROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM

Datë 10 mars 2025

Tabela e lëndës

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.