Ligj

PËR PËRDORIMIN E ARMËVE TË ZJARRIT

Ligji nr. 72/2014, datë 10 korrik 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
72/2014
Data e miratimit
10 korrik 2014
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 124, 8 gusht 2014
Hyn në fuqi
23 gusht 2014
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 124, datë 2014-08-08

LIGJ

Nr. 72/2014

PËR PËRDORIMIN E ARMËVE TË ZJARRIT

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Qëllimi

Qëllimi i këtij ligji është standardizimi dhe përcaktimi i mënyrës së përdorimit të armëve të zjarrit nga punonjësit e policisë dhe subjekte të tjera, të cilëve ligji në fuqi u njeh përdorimin e armëve të zjarrit, në përmbushje të detyrave të tyre.

Neni 2

Objekti dhe fusha e veprimit

1. Ky ligj përcakton mënyrën dhe parimet e përgjithshme të përdorimit të armëve të zjarrit nga subjektet, të cilave përdorimi i tyre u është njohur me ligj.

2. Ky ligj është i detyrueshëm për punonjësit e Policisë se Shtetit, për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, kur përdoren për vendosjen e rendit vetëm në rastet kur forcat e policisë nuk janë në gjendje ta kryejnë atë, si dhe për subjekte të tjera që janë të pajisura me armë zjarri në bazë të një ligji të posaçëm.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.