Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 039, DATË 22.12.2008, “PËR NDIHMËN JURIDIKE”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 77/2014, datë 10 korrik 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
77/2014
Data e miratimit
10 korrik 2014
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 124, 8 gusht 2014
Hyn në fuqi
23 gusht 2014
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 124, datë 2014-08-08

LIGJ

Nr. 77/2014

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 039, DATË 22.12.2008, “PËR NDIHMËN

JURIDIKE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 10 039, datë 22.12.2008, “Për ndihmën juridike”, të ndryshuar, bëhen shtesat dhe ndryshimet si më

poshtë:

Neni 1

Në nenin 2, fjalia e parë riformulohet si më poshtë:

“Ushtrimi efektiv i së drejtës për t’iu drejtuar organeve të administratës publike dhe/ose të sistemit të drejtësisë,

nëpërmjet dhënies së ndihmës juridike nga shteti për individët, mbështetet në parimet:”.

Neni 2

Në nenin 10, pas shkronjës “j” shtohet shkronja “k” me këtë përmbajtje:

“k) i propozon Dhomës Kombëtare të Avokatisë, në rast të shkeljes së dispozitave të këtij ligji, fillimin e

procedimit disiplinor për marrjen e masave të pezullimit ose heqjes së lejes së ushtrimit të profesionit të avokatit, në

përputhje me dispozitat e ligjit përkatës për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë.”.

Neni 3

Në nenin 11, titulli ndryshohet si më poshtë:

“Ndihma juridike dhe llojet e saj”.

Neni 4

Pas nenit 11 shtohet neni 11/1 me këtë përmbajtje:

“Neni 11/1

Subjektet përfitues të ndihmës juridike

Subjektet përfitues të ndihmës juridike janë:

a) shtetasit shqiptarë me vendbanim në territorin e Republikës së Shqipërisë;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.