PËR SHËRBIMIN PËR ÇËSHTJET E BRENDSHME DHE ANKESAT NË MINISTRINË E PUNËVE TË BRENDSHME
Ligji nr. 70/2014, datë 10 korrik 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 70/2014
- Data e miratimit
- 10 korrik 2014
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 124, 8 gusht 2014
- Hyn në fuqi
- 8 nëntor 2014
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 124, datë 2014-08-08
LIGJ
Nr. 70/2014
PËR SHËRBIMIN PËR ÇËSHTJET E BRENDSHME DHE ANKESAT NË MINISTRINË E PUNËVE TË
BRENDSHME
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
PJESA E PARË
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj ka si qëllim të përcaktojë misionin, organizimin, funksionimin, rregullimin e pozitës juridike të Shërbimit
për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, si dhe karrierën, detyrat , të drejtat e përgjegjës itë e punonjësit të këtij
Shërbimi.
Neni 2
Fusha e zbatimit të ligjit
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat e ushtron veprimtarinë e tij ndaj strukturave të mëposhtme:
a) Policisë së Shtetit;
b) strukturës përgjegjëse për ruajtjen e personaliteteve të lar ta shtetërore dhe të objekteve të rëndësisë së
veçantë;
c) strukturës së Mbrojtjes nga Zjarri dhe për Shpëtimin.
Neni 3
Përkufizimet
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
a) “Drejtori i Përgjithshëm” është autoriteti më i lartë drejtues administrativ, teknik e operacional, përgjegjës për
veprimtarinë e Shërbimit.
b) Rregullorja e Shërbimit” miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave dhe përcakton mënyrën e
organizimit, funksionimit, rregullat e personelit dhe ato të disiplinës, në përputhje me këtë ligj dhe legjislacionin në
fuqi.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.