PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9636, DATË 6.11.2006, “PËR MBROJTJEN E SHËNDETIT NGA PRODUKTET E DUHANIT”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 76/2014, datë 10 korrik 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 76/2014
- Data e miratimit
- 10 korrik 2014
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 124, 8 gusht 2014
- Hyn në fuqi
- 23 gusht 2014
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 124, datë 2014-08-08
LIGJ
Nr. 76/2014
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9636, DATË 6.11.2006, “PËR MBROJTJEN E
SHËNDETIT NGA PRODUKTET E DUHANIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9636, datë 6.11.2006, “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”, të ndryshuar, bëhen këto
shtesa e ndryshime:
Neni 1
Pas nenit 14 shtohet neni 14/1 me këtë përmbajtje:
“Neni 14/1
1. Radiotelevizioni Publik Shqiptar transmeton çdo muaj programe edukative për mbrojtjen e shëndetit nga
produktet e duhanit, në përputhje me ligjin për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë. Këto programe
edukative kanë një kohëzgjatje në total prej 90 minutash dhe transmetohen nga ora 800 deri në orën 2200. Një prej
këtyre programeve, me kohëzgjatje prej 30 minutash transmetohet detyrimisht nga ora 1700 deri në orën 2200.
2. Në faqet zyrtare të internetit të institucioneve publike publikohen, në vend të dukshëm, mesazhe informuese
për ndikimet e duhanpirjes në shëndet dhe rreziqet nga produktet e duhanit.”.
Neni 2
Neni 15 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 15
1. Ndalohet pirja e duhanit në:
a) mjediset e punës;
b) institucionet shëndetësore, me përjashtim të institucioneve të shëndetit mendor (vetëm për pacientët);
c) institucionet arsimore, përfshirë dhe çerdhet;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.