PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË KREDISË PËR EKSPORT NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, QË VEPRON NË EMËR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE PËRFAQËSOHET NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE UNICREDIT BANK AUSTRIA AG, LIDHUR ME FINANCIMIN E PROJEKTIT “MODERNIZIMI I SISTEMIT ARSIMOR NË SHQIPËRI NËPËRMJET E-EDUKIMIT”
Ligji nr. 79/2014, datë 10 korrik 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 79/2014
- Data e miratimit
- 10 korrik 2014
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 121, 5 gusht 2014
- Hyn në fuqi
- 20 gusht 2014
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 121, datë 2014-08-05
LIGJ
Nr. 79/2014
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË KREDISË PËR EKSPORT NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, QË VEPRON NË EMËR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE PËRFAQËSOHET NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE UNICREDIT BANK AUSTRIA AG, LIDHUR ME FINANCIMIN E PROJEKTIT “MODERNIZIMI I SISTEMIT ARSIMOR NË SHQIPËRI NËPËRMJET E-EDUKIMIT”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pikat 1 e 2, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja e kredisë për eksport ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, që vepron në emër të Republikës së Shqipërisë dhe përfaqësohet nga Ministria e Financave, dhe UniCredit Bank Austria AG, lidhur me financimin e projektit “Modernizimi i sistemit arsimor në Shqipëri nëpërmjet e-edukimit”, me një hua të butë prej 3 500 000 (tre milionë e pesëqind mijë) eurosh.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 10.7.2014
Shpallur me dekretin nr. 8650, datë 30.7.2014 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani
MARRËVESHJE KREDIE EKSPORTI
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.