Ligj

PËR PAJISJET MJEKËSORE

Ligji nr. 89/2014, datë 17 korrik 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 5 mars 2020.

Numri
89/2014
Data e miratimit
17 korrik 2014
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 126, 11 gusht 2014
Hyn në fuqi
26 gusht 2014
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 126, datë 2014-08-11

LIGJ

Nr. 89/2014

PËR PAJISJET MJEKËSORE

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Ky ligj ka për qëllim t’u sigurojë pacientëve, përdoruesve dhe palëve të treta një nivel të lartë mbrojtjeje të sigurisë dhe të shëndetit, si dhe të ruajë nivelet e efektshmërisë së pajisjeve mjekësore, dhënë nga prodhuesi.

Neni 2

Objekti

Ky ligj përcakton kërkesat kryesore për vendosjen në treg të pajisjeve mjekësore, procesin e regjistrimit, vlerësimin e konformitetit, mënyrën e shpërndarjes, inspektimin dhe mbikëqyrjen e këtyre pajisjeve.

Neni 3

Fusha e zbatimit

1. Ky ligj zbatohet për:

a) pajisjet mjekësore, aksesorët (në vijim pajisje mjekësore);

b) përdoruesit profesionistë të pajisjeve mjekësore;

c) pajisjet mjekësore të diagnostikimit in vitro;

ç) pajisjet mjekësore të implantueshme aktive;

d) personat fizikë dhe juridikë, që ushtrojnë veprimtari të parashikuara në dispozitat e këtij ligji.

2. Ky ligj nuk zbatohet për përdoruesit, prodhuesit, vendosjen në treg dhe vendosjen në shërbim të produkteve si më poshtë:

a) barnat dhe produktet mjekësore;

b) produktet kozmetike;

c) pajisjet mbrojtëse personale;

ç) transplantet e indeve ose qelizave me origjinë njerëzore dhe produktet e inkorporuara apo të prejardhura nga indet apo qelizat me origjinë njerëzore;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 5 mars 2020 · 21/2020 · Pёr disa shtesa dhe ndryshime nё ligjin nr. 89/2014 "Pёr pajisjet mjekёsore"

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.