PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9220, DATË 15.4.2004, “PËR SHËRBIMIN PUBLIK TË VARRIMIT”
Ligji nr. 80/2014, datë 17 korrik 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 80/2014
- Data e miratimit
- 17 korrik 2014
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 126, 11 gusht 2014
- Hyn në fuqi
- 26 gusht 2014
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 126, datë 2014-08-11
LIGJ
Nr. 80/2014
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9220, DATË 15.4.2004, “PËR SHËRBIMIN PUBLIK TË VARRIMIT”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9220, datë 15.4.2004, “Për shërbimin publik të varrimit”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Titulli i ligjit ndryshohet si më poshtë:
“Për administrimin e shërbimit të varrimit”.
Neni 2
Në nenin 1 fjala “publik” hiqet.
Neni 3
Neni 2 riformulohet si më poshtë:
“Neni 2
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Vdekje” është pushimi në mënyrë të parikthyeshme i aktivitetit të të gjitha sistemeve jetësore të organizmit të njeriut.
2. “Kufomë” është trupi i njeriut, i privuar nga funksionet jetësore.
3. “Varr” është vendi i vendosjes së kufomës dhe/ose mbetjeve mortore.
4. “Varrezë” është një parcelë e përcaktuar territori, ku varrosen të vdekurit.
5. “Varrim” është procesi i vendosjes në varr të kufomës dhe/ose mbetjeve mortore, që i bëhet të vdekurit.
6. “Varrezë publike” është vendi ku ndodhen varrezat e një rajoni, të cilat janë pronë e njësisë bazë të qeverisjes vendore.
7. “Varrezë monumentale” është varreza ku prehen personalitete historike, fetare, kulturore, dëshmorë të kombit a njerëz të shquar dhe që mbahet për qëllime historike, përkujtimore, nderimi a vetëdijësimi kombëtar.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.