Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9920, DATË 19.5.2008, “PËR PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 84/2014, datë 17 korrik 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
84/2014
Data e miratimit
17 korrik 2014
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 126, 11 gusht 2014
Hyn në fuqi
26 gusht 2014
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 126, datë 2014-08-11

LIGJ

Nr. 84/2014

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9920, DATË 19.5.2008, “PËR PROCEDURAT TATIMORE

NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar,

bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Në nenin 23, pikat 2 dhe 3 ndryshohen si më poshtë:

“2. Vlerësimet, njoftimet, vendimet dhe komunikimet zyrtare të administratës tatimore, drejtuar tatimpaguesit, i

njoftohen atij duke ia dërguar në adresën e deklaruar nga vetë ai:

a) në rrugë elektronike, në përputhje me legjislacionin e komunikimeve elektronike dhe kur tatimpaguesi ka

dhënë pëlqimin për pranimin e njoftimit në rrugë elektronike ose;

b) nëpërmjet shërbimit postar rekomande.

3. Aktet e përcaktuara në pikën 2, të këtij neni, dhe çdo korrespondencë tjetër që i dërgohet tatimpaguesit nga

administrata tatimore, konsiderohen të marra nga tatimpaguesi jo më vonë se dhjetë ditë kalendarike pas datës së

dërgimit të mesazhit elektronik apo të postës rekomande. Data e njoftimit është data e nisjes së mesazhit elektronik

apo e pranimit të dokumentit nga shërbimi postar.

Dhënia e pëlqimit dhe mënyra për marrjen dhe vlefshmërinë e dhënies së pëlqimit për komunikimin elektronik të

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.