Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 125/2013, “PËR KONCESIONET DHE PARTNERITETIN PUBLIK PRIVAT”

Ligji nr. 88/2014, datë 17 korrik 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
88/2014
Data e miratimit
17 korrik 2014
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 126, 11 gusht 2014
Hyn në fuqi
26 gusht 2014
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 126, datë 2014-08-11

LIGJ

Nr. 88/2014

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 125/2013, “PËR KONCESIONET

DHE PARTNERITETIN PUBLIK PRIVAT”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në nenin 4, pika 1, pas shkronjës “ll” shtohet shkronja “m” me këtë përmbajtje:

“m) ndriçimi publik në territorin e njësive administrative vendore.”

Neni 2

Në nenin 5, pika 1, pas shkronjës “i” shtohet shkronja “j” me këtë përmbajtje:

“j) për koncesionet e punëve publike për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e rrugëve

nacionale, kur ato paraqesin rëndësi të veçantë për infrastrukturën rrugore të vendit.”.

Neni 3

Në nenin 19, pika 4 hiqet.

Neni 4

Në nenin 29, në fund të pikës 1 shtohet një fjali me këtë përmbajtje:

“Përjashtimi nga pagesa e kësaj tarife bëhet vetëm për rastet e koncesioneve që aplikohen në fushën e

shëndetësisë.”.

Neni 5

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 17.7.2014

Shpallur me dekretin nr. 8669, datë 1.8.2014 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.