Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondit për Zhvillim të Abu Dhabit për Financimin e “Mbështetjes për buxhetin e përgjithshëm mbi përpjekjet për zhvillim”
Ligji nr. 31/2025, datë 5 qershor 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 31/2025
- Data e miratimit
- 5 qershor 2025
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 110, 25 qershor 2025
- Hyn në fuqi
- 10 korrik 2025
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 110, datë 2025-06-25
LIGJ
Nr. 31/2025
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET KËSHILLIT TË
MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT PËR ZHVILLIM TË
ABU DHABIT PËR FINANCIMIN E “MBËSHTETJES PËR BUXHETIN E
PËRGJITHSHËM MBI PËRPJEKJET PËR ZHVILLIM”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, me
propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja e huas ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe
Fondit për Zhvillim të Abu Dhabit për financimin e “Mbështetjes për buxhetin e përgjithshëm mbi
përpjekjet për zhvillim”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 5.6.2025.
Shpallur me dekretin nr. 185, datë 19.6.2025, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bajram Begaj.
Logo
ADFD
FONDI PËR ZHVILLIM I ABU DHABIT
Marrëveshje Huaje
ndërmjet
Qeverisë së Republikës së Shqipërisë
dhe
Fondit për Zhvillim të Abu Dhabit (ADFD)
për financimin e
Mbështetjes për Buxhetin e Përgjithshëm mbi Përpjekjet për Zhvillim
Janar 2025
Indeksi
- Marrëveshja e Huas
- Përkufizimet
- Huaja dhe kushtet e Huas
- Valuta
- Tërheqja dhe përdorimi i të ardhurave të Huas
- Angazhime të veçanta për zbatimin e Huas
- Kthimi, anulimi dhe pezullimi
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.