Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën për Themelimin e Zyrës Evropiane të Komunikacioneve (ECO), Hagë, më 23 qershor 1993, të ndryshuar në Kopenhagë më 9 prill 2002
Ligji nr. 30/2025, datë 5 qershor 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 30/2025
- Data e miratimit
- 5 qershor 2025
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 109, 24 qershor 2025
- Hyn në fuqi
- 9 korrik 2025
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 109, datë 2025-06-24
LIGJ
Nr. 30/2025
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN
PËR THEMELIMIN E ZYRËS EVROPIANE TË KOMUNIKACIONEVE (ECO),
HAGË, MË 23 QERSHOR 1993, TË NDRYSHUAR NË KOPENHAGË, MË 9 PRILL 2002
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika
e Shqipërisë
të
Komunikacioneve (ECO), Hagë, më 23 qershor 1993, të ndryshuar në Kopenhagë, më 9 prill 2002, sipas
tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
aderon në Konventën për Themelimin e Zyrës Evropiane
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 5.6.2025.
Shpallur me dekretin nr. 180, datë 18.6.2025, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bajram Begaj.
KONVENTA PËR THEMELIMIN E ZYRËS EVROPIANE TË KOMUNIKACIONIT
Hagë, më 23 qershor 1993, e ndryshuar në Kopenhagë, më 9 prill 2002
(ECO)
Shtetet Palë të kësaj Konvente, në vijim të referuara si “Palët Kontraktuese”;
të vendosur për të krijuar një institucion të përhershëm jofitimprurës për të ndihmuar Konferencën
Evropiane të Administratave Postare dhe Telekomunikacionit, në vijim i referuar si “CEPT”, me detyrat
për të forcuar marrëdhëniet ndërmjet Anëtarëve të tij, për të promovuar bashkëpunimin e tyre dhe për
të kontribuuar në krijimin e një tregu dinamik në fushën e komunikimeve evropiane postare dhe
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.