Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Shqipërisë për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e Bashkimit "Doganat" për bashkëpunim në fushën e doganave
Ligji nr. 32/2025, datë 5 qershor 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 32/2025
- Data e miratimit
- 5 qershor 2025
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 109, 24 qershor 2025
- Hyn në fuqi
- 9 korrik 2025
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 109, datë 2025-06-24
LIGJ
Nr. 32/2025
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET BASHKIMIT EVROPIAN
DHE REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PËR PJESËMARRJEN E REPUBLIKËS
SË SHQIPËRISË NË PROGRAMIN E BASHKIMIT “DOGANAT”
PËR BASHKËPUNIM NË FUSHËN E DOGANAVE
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Shqipërisë për pjesëmarrjen
e Republikës së Shqipërisë në programin e Bashkimit “Doganat” për bashkëpunim në fushën e doganave,
sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 5.6.2025.
Shpallur me dekretin nr. 181, datë 18.6.2025, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Bajram Begaj.
MARRËVESHJE
NDËRMJET BASHKIMIT EVROPIAN DHE REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PËR
PJESËMARRJEN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROGRAMIN E BASHKIMIT
‘DOGANAT’ PËR BASHKËPUNIM NË FUSHËN E DOGANAVE
Komisioni Evropian, (në vijim i referuar si “Komisioni”) në emër të Bashkimit Evropian,
nga njëra anë,
dhe
Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë (në vijim e referuar si “Shqipëria”),
nga ana tjetër,
në vijim e referuar si “Palët”,
Duke pasur parasysh se Marrëveshja Kuadër ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë “Mbi parimet
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.