Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtën e detit mbi ruajtjen dhe përdorimin e qendrueshëm të diversitetit biologjik detar të zonave përtej juridiksionit kombëtar

Ligji nr. 25/2025, datë 5 qershor 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
25/2025
Data e miratimit
5 qershor 2025
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 105, 17 qershor 2025
Hyn në fuqi
2 korrik 2025
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 105, datë 2025-06-17

LIGJ

Nr. 25/2025

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SIPAS KONVENTËS SË KOMBEVE

TË BASHKUARA PËR TË DREJTËN E DETIT MBI RUAJTJEN DHE

PËRDORIMIN E QËNDRUESHËM TË DIVERSITETIT BIOLOGJIK DETAR TË

ZONAVE PËRTEJ JURIDIKSIONIT KOMBËTAR

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit

të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtën e detit mbi

ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të diversitetit biologjik detar të zonave përtej juridiksionit

kombëtar, bërë në Nju-Jork më 19 qershor 2023, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është

pjesë përbërëse e tij.

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 5.6.2025.

Neni 2

Shpallur me dekretin nr. 179, datë 9.6.2025, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram

Begaj.

MARRËVESHJE

SIPAS KONVENTËS SË KOMBEVE TË BASHKUARA PËR TË DREJTËN E DETIT

MBI RUAJTJEN DHE PËRDORIMIN E QËNDRUESHËM TË DIVERSITETIT

BIOLOGJIK DETAR TË ZONAVE PËRTEJ JURIDIKSIONIT KOMBËTAR

KOMBET E BASHKUARA

2023

PARATHËNIE

Palët e kësaj Marrëveshjeje,

duke marrë parasysh dispozitat përkatëse të Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi legjislacionin

detar të 10 dhjetorit 1982, përfshirë detyrimin për të mbrojtur dhe për të ruajtur mjedisin detar;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.