Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Evropian, për programin operacional shumëvjeçar për energjinë, në favor të Republikës së Shqipërisë, për periudhën 2024-2027, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III)

Ligji nr. 36/2025, datë 5 qershor 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
36/2025
Data e miratimit
5 qershor 2025
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 116, 3 korrik 2025
Hyn në fuqi
18 korrik 2025
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 116, datë 2025-07-03

LIGJ

Nr. 36/2025

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË FINANCIMIT NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, DHE KOMISIONIT EVROPIAN PËR PROGRAMIN OPERACIONAL SHUMËVJEÇAR PËR ENERGJINË, NË FAVOR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËR PERIUDHËN 2024–2027, NË KUADËR TË INSTRUMENTIT TË ASISTENCËS SË PARAANËTARËSIMIT (IPA III)

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja e financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian për programin operacional shumëvjeçar për energjinë, në favor të Republikës së Shqipërisë, për periudhën 2024–2027, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III), sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 5.6.2025.

Shpallur me dekretin 191, datë 23.6.2025, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

MARRËVESHJE FINANCIMI

KUSHTE TË VEÇANTA

Komisioni Evropian, këtu e më poshtë i quajtur “Komisioni”, duke vepruar në emër të Bashkimit Evropian, këtu e më poshtë “Bashkimi”,

nga njëra anë, dhe

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.