Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9244, datë 17.6.2004, “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, i ndryshuar
Ligji nr. 69/2026, datë 16 korrik 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 69/2026
- Data e miratimit
- 16 korrik 2026
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 167, 31 korrik 2026
- Hyn në fuqi
- 15 gusht 2026
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 167, datë 2026-07-31
LIGJ
Nr. 69/2026
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9244, DATË 17.6.2004,
“PËR MBROJTJEN E TOKËS BUJQËSORE”, I NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9244, datë 17.6.2004, “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, i ndryshuar, bëhen shtesat
dhe ndryshimet e mëposhtme:
Neni 1
Në nenin 2, pas pikës 11 shtohen pikat 12, 13, 14 dhe 15 me këtë përmbajtje:
“12 “Aeroponia” është teknika e kultivimit të bimëve, duke i mbajtur rrënjët e tyre të varura në
hapësirë, në të cilën aplikohet periodikisht ose pa ndërprerje tretësirë ushqimore në formë pluhuri.
13. “Akuaponia” është një sistem i integruar bujqësie dhe akuakulture, që kombinon rritjen e
organizmave ujorë, peshq ose kultura të tjera ujore, si dhe kultivimin e bimëve në një cikël të mbyllur,
ku mbetjet e organizmave ujorë përdoren si lëndë ushqyese për bimët, ndërsa bimët ndihmojnë në
pastrimin e ujit për organizmat ujorë.
14. “Hidroponia” është teknika e kultivimit të bimëve në tretësirë ujore, e cila mund të përfshijë
substrat inorganik, si: rërë, granil, perlit, lesh guri, gur vullkanik, ose organik, si: torfë, lëvoret e
drurëve, lëvoret e arrës së kokosit, kashtë orizi.
15. “Akuakulturë” ka të njëjtin kuptim si në ligjin nr. 103/2016, “Për akuakulturën”,
i
ndryshuar.”.
Neni 2
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.