Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Evropian, për programin operacional shumëvjeçar për punësimin e të rinjve, në favor të Republikës së Shqipërisë, për periudhën 2024-2027, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III)
Ligji nr. 34/2025, datë 5 qershor 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 34/2025
- Data e miratimit
- 5 qershor 2025
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 111, 26 qershor 2025
- Hyn në fuqi
- 11 korrik 2025
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 111, datë 2025-06-26
LIGJ
Nr. 34/2025
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË FINANCIMIT NDËRMJET
REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA KËSHILLI I MINISTRAVE
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, DHE KOMISIONIT EVROPIAN PËR
PROGRAMIN OPERACIONAL SHUMËVJEÇAR PËR PUNËSIMIN E TË RINJVE,
NË FAVOR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËR PERIUDHËN 2024-2027, NË
KUADËR TË INSTRUMENTIT TË ASISTENCËS SË PARAANËTARËSIMIT (IPA
III)
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja e financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga
i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian për programin
Këshilli
operacional shumëvjeçar për punësimin e të rinjve, në favor të Republikës së Shqipërisë, për
periudhën 2024-2027, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III), sipas
tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 5.6.2025
Shpallur me dekretin nr. 186 datë 19.6.2025 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bajram Begaj
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.