Ligj

Për performancën energjitike të ndërtesave

Ligji nr. 37/2025, datë 16 qershor 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
37/2025
Data e miratimit
16 qershor 2025
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 119, 8 korrik 2025
Hyn në fuqi
23 korrik 2025
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 119, datë 2025-07-08

LIGJ

Nr. 37/2025

PËR PERFORMANCËN ENERGJETIKE TË NDËRTESAVE1

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

PARIME TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Ky ligj ka për qëllim promovimin dhe përmirësimin e performancës energjetike të ndërtesave dhe

reduktimin e emetimeve të gazeve serrë të emetuara si rezultat i përdorimit të tyre, duke konsideruar

kushtet klimatike të jashtme, kushtet lokale, kërkesat për cilësinë e ambientit të brendshëm, nivelin e

kostos optimale, me qëllim transformimin e ndërtesave ekzistuese në ndërtesa pa emetime deri në vitin

2050.

Neni 2

Objekti

Ky ligj ka për objekt përcaktimin e:

a) kuadrit për metodologjinë kombëtare të llogaritjes dhe vlerësimit të performancës energjetike të

ndërtesave dhe njësive të tyre;

b) kërkesave minimale për performancën energjetike të ndërtesave të reja, si dhe të atyre ekzistuese

që do t’i nënshtrohen një rinovimi të konsiderueshëm;

c) rregullave për shfrytëzimin e energjisë diellore, përmirësimin e infrastrukturës për lëvizshmëri të

qëndrueshme, certifikimin e performancës energjetike dhe auditimin e sistemeve teknike të ndërtesave,

duke siguruar zvogëlimin e konsumit energjetik dhe rritjen e cilësisë së ambientit të brendshëm të

ndërtesave.

Neni 3

Fusha e zbatimit dhe përjashtimet

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.