PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9136, DATË 11.9.2003, “PËR MBLEDHJEN E KONTRIBUTEVE TË DETYRUESHME TË SIGURIMEVE SHOQËRORE DHE SHËNDETËSORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 87/2014, datë 17 korrik 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 87/2014
- Data e miratimit
- 17 korrik 2014
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 126, 11 gusht 2014
- Hyn në fuqi
- 26 gusht 2014
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 126, datë 2014-08-11
LIGJ
Nr. 87/2014
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9136, DATË 11.9.2003, “PËR MBLEDHJEN E KONTRIBUTEVE TË DETYRUESHME TË SIGURIMEVE SHOQËRORE DHE SHËNDETËSORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9136, datë 11.9.2003, “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet e mëposhtme:
Neni 1
Neni 2 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 2
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Kontribute të detyrueshme të sigurimeve shëndetësore” janë kontributet që paguhen në mbështetje të nenit 5, të ligjit nr. 10 383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
2. “Kontribute të detyrueshme të sigurimeve shoqërore” janë kontributet që paguhen në mbështetje të neneve 9 dhe 13, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore ne Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
3. “Kontribute” janë, përveç rasteve kur ligji parashikon ndryshe, pagesat e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe pagesat e detyrueshme të sigurimeve shëndetësore.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.