Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9975, DATË 28.7.2008, “PËR TAKSAT KOMBËTARE”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 86/2014, datë 17 korrik 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
86/2014
Data e miratimit
17 korrik 2014
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 126, 11 gusht 2014
Hyn në fuqi
26 gusht 2014
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 126, datë 2014-08-11

LIGJ

Nr. 86/2014

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9975, DATË 28.7.2008, “PËR TAKSAT

KOMBËTARE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat e

mëposhtme:

Neni 1

Neni 1 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 1

Qëllimi

Ky ligj përcakton llojet e taksave dhe tarifave kombëtare që zbatohen në Republikën e Shqipërisë, nivelin e

taksave kombëtare, procedurat e llogaritjes, të arkëtimit dhe transferimit në Buxhetin e Shtetit ose në buxhetin

e njësive të qeverisjes vendore të taksave dhe tarifave kombëta re, si dhe detyrimet që kanë agjentët e taksave

dhe tarifave kombëtare.”.

Neni 2

Neni 2 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 2

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Taksapagues” është çdo individ, person fizik ose juridik, vendas apo i huaj, i cili është i detyruar të

paguajë njërën nga taksat kombëtare, të përcaktuara në këtë ligj.

2. “Taksë” është pagesa e detyrueshme dhe e pakthyeshme në Buxhetin e Shtetit që paguhet nga çdo person

apo nëpërmjet një agjenti që ushtron një të drejtë publike apo përfiton një shërbim publik në territorin e

Republikës së Shqipërisë.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.