PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9632, DATË 30.10.2006, “PËR SISTEMIN E TAKSAVE VENDORE”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 85/2014, datë 17 korrik 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 85/2014
- Data e miratimit
- 17 korrik 2014
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 126, 11 gusht 2014
- Hyn në fuqi
- 26 gusht 2014
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 126, datë 2014-08-11
LIGJ
Nr. 85/2014
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9632, DATË 30.10.2006, “PËR SISTEMIN E TAKSAVE VENDORE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, 113, 155 dhe 157, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Neni 11 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 11
Shkalla tatimore
1. Shkalla tatimore e aplikueshme mbi fitimin e tatueshëm për tatimpaguesit që i nënshtrohen tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël, me qarkullim vjetor nga 2 (dy) deri në 8 (tetë) milionë lekë, është 7,5 (shtatë presje pesë) për qind, por jo më pak se 25 000 (njëzet e pesë mijë) lekë në vit.
2. Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin për tatimpaguesit me qarkullim vjetor nga 0 (zero) deri në 2 (dy) milionë lekë është 25 000 (njëzet e pesë mijë) lekë në vit.”.
Neni 2
Në nenin 15 bëhen ndryshimi dhe shtesa si më poshtë:
1. Pikat 1, 2 dhe 3 ndryshohen si më poshtë:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.