Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8136, DATË 31.7.1996, “PËR SHKOLLËN E MAGJISTRATURËS”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 97/2014, datë 24 korrik 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
97/2014
Data e miratimit
24 korrik 2014
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 137, 1 shtator 2014
Hyn në fuqi
16 shtator 2014
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 137, datë 2014-09-01

LIGJ

Nr. 97/2014

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8136, DATË 31.7.1996, “PËR

SHKOLLËN E MAGJISTRATURËS”,

TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, pi ka 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një grupi

deputetësh,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 8136, datë 31.7.1996, “Për Shkollën e Magjistraturës së Republikës së

Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 6 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

1. Shkronjat “ç”, “e” dhe “f”, të paragrafit të parë, ndryshohen si më poshtë:

ç) Një gjyqtar dhe një prokuror me përvojë, që caktohen përkatësisht nga Konferenca

Kombëtare Gjyqësore dhe nga Mbledhja e Përgjithshme e Prokurorëve. Anëtari i zgjedhur nga

Konferenca Kombëtare Gjyqësore nuk mund të jetë njëkohësisht anëtar i Këshillit të Lartë të

Drejtësisë dhe anëtari i zgjedhur nga Mbledhja e Përgjithshme e Prokurorëve nuk mund të jetë

njëkohësisht anëtar i Këshillit të Prokurorisë;

e) Një përfaqësues i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, që caktohet nga radhët e anëtarëve të

Komisionit të Vlerësimit të Titujve Akademikë me përvojë të spikatur në fushën juridike;

f) Përgjegjësit e trajnimit fillestar dhe vazhdues, si dhe dy pedagogë të brendshëm të Shkollës

së Magjistraturës;”.

2. Shkronjat “b” dhe “e”, të paragrafit të dytë, ndryshohen si më poshtë:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.