PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9831, DATË 12.11.2007, “PËR DËMSHPËRBLIMIN E ISH TË DËNUARVE POLITIKË TË REGJIMIT KOMUNIST”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 94/2014, datë 24 korrik 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 94/2014
- Data e miratimit
- 24 korrik 2014
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 135, 28 gusht 2014
- Hyn në fuqi
- 12 shtator 2014
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 135, datë 2014-08-28
LIGJ
Nr. 94/2014
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9831, DATË 12.11.2007, “PËR
DËMSHPËRBLIMIN E ISH TË DËNUARVE POLITIKË TË REGJIMIT KOMUNIST”,
TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 17, 44, 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpë rblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit
komunist”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
Neni 1
Në nenin 12 bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:
1. Paragrafi i parë ndryshohet si më poshtë:
“Në bazë të buxhetit vjetor, të vënë në dispozic ion, fondi i dëmshpërblimit të ish të dënuarve
politikë nga regjimi komunist, do të ndahet, në më nyrë proporcionale, në një raport prej 70 për qind
për të gjitha kategorinë e subjekteve përfituese parë sore, të përcaktuara në paragrafin e dytë të këtij
neni, dhe 30 për qind për trashëgimtarët e ish të dënuarve, që nuk bëjnë pjesë në këtë kategori, me
kusht që kësti i dëmshpërblimit të mos jetë më i vogël se 100 000 (njëqind mijë) lekë dhe jo më i
madh se 1 000 000 (një milion) lekë.
Me shlyerjen përfundimtare të dëmshpërblimit të subjekteve përfituese parësore, të përcaktuara
sipas këtij neni, i gjithë buxheti vjetor kalon për dëmshpër-blimin e trashëgimtarëve të ish të
dënuarve politikë.”.
2. Pas paragrafit të parë shtohet paragrafi me këtë përmbajtje:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.