Për prodhimin, transportimin, tregtimin dhe përdorimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme për transport
Ligji nr. 46/2025, datë 26 qershor 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 46/2025
- Data e miratimit
- 26 qershor 2025
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 119, 8 korrik 2025
- Hyn në fuqi
- 23 korrik 2025
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 119, datë 2025-07-08
LIGJ
Nr. 46/2025
PËR PRODHIMIN, TRANSPORTIMIN, TREGTIMIN DHE PËRDORIMIN
E BIOKARBURANTEVE DHE TË LËNDËVE TË TJERA DJEGËSE,
TË RINOVUESHME PËR TRANSPORT1
Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Qëllimi dhe objekti
1. Qëllimi i këtij ligji është promovimi i prodhimit dhe i përdorimit të biokarburanteve dhe të lëndëve
të tjera djegëse, të rinovueshme në sektorin e transportit në Republikën e Shqipërisë.
2. Objekti i këtij ligji është përcaktimi i rregullave për:
a) përmbushjen e objektivave lidhur me përdorimin e burimeve të rinovueshme, të përcaktuara në
kuadër të Komunitetit të Energjisë;
b) nxitjen e kultivimit të bimëve energjetike për të mbrojtur mjedisin nëpërmjet respektimit të
kritereve të qëndrueshmërisë dhe reduktimit të emetimeve të gazeve serrë për biokarburantet, biolëngjet
dhe lëndët djegëse nga biomasa;
c) plotësimin e kërkesave për cilësinë e karburanteve në sektorin e transportit.
Neni 2
Fusha e zbatimit
1. Ky ligj zbatohet në veprimtaritë e prodhimit dhe të përdorimit të biokarburanteve dhe të lëndëve
të tjera djegëse, të rinovueshme, të cilat në formë të pastër ose të përzier, në përqindje të caktuar me
nënprodukte të tjera të rafinimit të naftës bruto, përdoren në sektorin e transportit për motorë me djegie
të brendshme.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.