Ligj

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË KREDISË PËR EKSPORT NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, QË VEPRON NË EMËR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE UNICREDIT BANK AUSTRIA AG PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT TË FURNIZIMIT ME UJË TË PESHKOPISË, “KONTRATË ME ÇELËSA NË DORË”

Ligji nr. 96/2014, datë 24 korrik 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
96/2014
Data e miratimit
24 korrik 2014
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 132, 19 gusht 2014
Hyn në fuqi
3 shtator 2014
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 132, datë 2014-08-19

LIGJ

Nr. 96/2014

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË KREDISË PËR EKSPORT NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, QË VEPRON NË EMËR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE UNICREDIT BANK AUSTRIA AG PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT TË FURNIZIMIT ME UJË TË PESHKOPISË, “KONTRATË ME ÇELËSA NË DORË”

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË,

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja e kredisë për eksport ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, që vepron në emër të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe UniCredit Bank Austria AG për financimin e projektit të furnizimit me ujë të Peshkopisë, “Kontratë me çelësa në dorë”, sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji dhe pjesëve përbërëse të tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 24.7.2014

Shpallur me dekretin nr. 8674, datë 11.8.2014 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

DRAFT 20.11.2013

MARRËVESHJE PËR KREDI EKSPORTI

KREDI E BUTË NR. 232.671 PËR NJË SHUMË PREJ 4.000.000,00 EUROSH

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.