Ligj

Për barnat dhe shërbimin farmaceutik

Ligji nr. 105/2014, datë 31 korrik 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 3 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 22 dhjetor 2022.

Numri
105/2014
Data e miratimit
31 korrik 2014
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 132, 19 gusht 2014
Hyn në fuqi
3 shtator 2014
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 132, datë 2014-08-19

LIGJ

Nr. 105/2014

PËR BARNAT DHE SHËRBIMIN FARMACEUTIK

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Ky ligj përcakton rregullat për prodhimin, vendosjen në treg, importin, eksportin, tregtimin, përdorimin, farmakovigjilencën, publicitetin, kontrollin e cilësisë dhe inspektimin e veprimtarive që lidhen me barnat për përdorim njerëzor në Republikën e Shqipërisë, me qëllim garantimin e shëndetit publik.

Neni 2

Fusha e zbatimit

1. Ky ligj zbatohet për barnat për përdorim njerëzor të prodhuara në mënyrë industriale, të destinuara për t’u vendosur në tregun e Republikës së Shqipërisë.

2. Ky ligj nuk zbatohet për:

a) barnat e përgatitura në farmaci, sipas recetës mjekësore, për një pacient të veçantë (përgatitje galenike);

b) barnat e përgatitura në farmaci, sipas përshkrimit të Farmakopesë, të cilat u jepen drejtpërsëdrejti pacientëve dhe që shërbehen nga farmacia në fjalë (barnat oficinale);

c) produktet kozmetike;

ç) barnat për përdorim veterinar;

d) transplantet e indeve ose qelizave me origjinë njerëzore dhe produktet e inkorporuara ose të prejardhura nga indet apo qelizat me origjinë njerëzore;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 15 tetor 2015 · 109/2015 · Për një ndryshim në ligjin nr. 105/2014 “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”.
  2. 1 mars 2021 · 26/2021 · Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 5, datë 12.2.2021, të Këshillit të Ministrave “Për disa shtesa në ligjin nr.105/2014 “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”, të ndryshuar””
  3. 22 dhjetor 2022 · 95/2022 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 105/2014, "Për barnat dhe shërbimin farmaceutik", të ndryshuar

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.